Juventusi e ka vënë në shënjestër për një transferim të verës mbrojtësin e Sporting CP, Nuno Mendes.
Spas gazetës “A Bola”, Fabio Paratici e ka 18-vjeçarin në listën e tij të dëshirave, pasi mbrojtësi i majtë, i cili gjithashtu mund të veprojë edhe si qendërmbrojtës, vazhdon të bëjë përshtypje në Portugali.
Sipas medieve Juve ka një konkurrencë të fortë për përfaqësuesin aktual të Portugalisë U21, i cili ka qenë i lidhur me Arsenalin, Manchester United dhe Wolverhampton në muajt e fundit.
Gazeta zbulon se rivalët e Serie ,A Milan gjithashtu kanë qenë në kontakt me Sporting për një lëvizje të mundshme.
Sporting së fundmi ka rinovuar kontratën e të riut deri në qershor 2025 dhe ka një klauzolë lirimi prej 70 milionë euro në marrëveshjen e tij aktuale. /Telegrafi/