Telegrafi

Talenti shqiptar i Brondbyt që po kërkohet prej Tottenhamit (Video)

Armend Aslani është talenti 18-vjeçar që luan për Brondbyn IF në Danimarkë.

Mesfushori shqiptar vitin e shkuar ishte shumë pranë transferimit te Tottenham Hotspurs, por Brondy nuk e lejoi këtë transferim pasi kërkoi 700 mijë euro për kartonin e tij.

Aslani ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me Brondbyn dhe këtë sezon është regjistruar për herë të parë me ekipin e parë.

Ai ka pasaportë daneze dhe maqedonase, por nuk ka luajtur asnjëherë me asnjërën nga përfaqësueset.