Armend Aslani është talenti 18-vjeçar që luan për Brondbyn IF në Danimarkë.
Mesfushori shqiptar vitin e shkuar ishte shumë pranë transferimit te Tottenham Hotspurs, por Brondy nuk e lejoi këtë transferim pasi kërkoi 700 mijë euro për kartonin e tij.
Aslani ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me Brondbyn dhe këtë sezon është regjistruar për herë të parë me ekipin e parë.
Ai ka pasaportë daneze dhe maqedonase, por nuk ka luajtur asnjëherë me asnjërën nga përfaqësueset.
https://www.youtube.com/watch?v=g7k_3t2R8Hw