Milot Rashica është futbollisti i vetëm kosovar i përfshirë në listën e dhjetë sportistëve të rinj nga ana e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), të cilët do të marrin bursa olimpike nga Ministria e Sportit.
Kjo e ka bërë të lumtur talentin nga Vushtrria. “Jam i lumtur që jam përfshirë në mesin e dhjetë shpresave. Me futboll gjithmonë jam marr shumë seriozisht, por përfshirja ime në këtë ‘dhjetëshe’, sigurisht se më motivon për të punuar akoma më shumë e më seriozisht”, ka thënë Rashica për Arenën.
Rashica për momentin ende është duke u rikuperuar nga lëndimi të cilën tash e një kohë ka qenë duke e shëruar në Gjermani. /Telegrafi/