Në një intervistë për Radio Catalunya, talenti i Barcelona B, Aleix Garrido ka zbuluar ambicien e tij për të luajtur në ekipin e parë.
Lojtari 19 vjeçar ka luajtur në radhët e të rinjve të katalunasëve me Gavin dhe shpreson që së shpejti t’i bashkohet mikut të tij në skuadrën kryesore.
“Kemi kohë që luajmë së bashku, kalojmë mirë dhe kemi ende një marrëdhënie të ngushtë”, ka detajuar Garrido.
“Ne kemi menduar për këtë, të mund të luajmë së bashku në ekipin e parë. Ai e arriti atë dhe tani varet nga unë”.
Aktualisht duke luajtur te Spanja U-19, të cilët po garojnë në Kampionatin Evropian, ai do të ketë vetëm katër ditë pushim para se t’i bashkohet lojtarëve të Xavit për para-sezon.
“Kur kthehem nga kombëtarja tashmë jemi në fazën përgatitore dhe nuk jam këtu për të kërkuar pushime. Nuk ka asgjë të krahasueshme me aftësinë për të bërë parasezonin me ekipin e parë”, ka shtuar më tej ai.
“Është një gjë të thirresh për një lojë dhe një tjetër gjë për këtë situatë, të kalosh javë me idhujt e tu, t’i njohësh nga afër dhe të luftosh çdo seancë stërvitore dhe çdo lojë për të marrë një vend në ekip”.
Sezonin e kaluar, Garrido zhvilloi vetëm një ndeshje gjashtëminutëshe kundër Elches. Ai duket i vendosur të fitojë më shumë kohë për të luajtur nën drejtimin e Xavit sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/