Site icon Telegrafi

Talenti prizrenas në prova te skuadra e Bundesligës

Futbollisti i talentuar, Diellor Beseni, ka marrë ftesë nga skuadra e Bundesligës gjermane, Ingolstadt, për t’u provuar për një kohë.

Telegrafi ka siguruar dokumentin e dërguar nga skuadra gjermane, ku Beseni ftohet për provë dy javore.

Beseni, që në muajin qershor sapo i mbushi të 14-at, tashmë është pajisur me vizë dhe pret datën e 12 shtatorit, kur edhe do t’i fillojë provat te skuadra e Ingolstadtit.

Përveç kësaj skuadre, ai gjithashtu pret të provohet edhe te skuadra të tjera evropiane, si Hannover, Nurnberg dhe Vitesse.

Beseni është aktualisht pjesë e ekipit të të rinjve të skuadrës së Lirisë.

Exit mobile version