Site icon Telegrafi

Talenti i Man Utd, Amad Diallo shënon supergol nga gjuajtja e lirë në minutat shtesë dhe ia siguron fitoren Bregut të Fildishtë

Amad Diallo shënoi golin e tij të parë ndërkombëtar vetëm në paraqitjen e tij të dytë për Bregun e Fildishtë, duke shënuar në shtëpi pas një goditje të shkëlqyer të dënimit të minutën e 97-të.

Diallo relativisht i panjohur u bashkua me Manchester Unitedin në janar për një shifër të raportuar prej 37 milionë funtesh, pasi kishte luajtur vetëm pesë ndeshje për italianët e Atalantas.

Përkundër vetëm disa paraqitjeve për ekipin e Ole Gunnar Solskjaer në pjesën e mbetur të sezonit, tifozët janë jashtëzakonisht të ngazëllyer nga ato që kanë parë nga adoleshenti, madje edhe shokët e tij të skuadrës e kanë lavdëruar atë.

Lexo po ashtu Amad Diallo i bënë gjërat e vështira të duken të thjeshta në stërvitjen e United para finales së Ligës së Evropës

Ata nuk janë të vetmit, me menaxherin e Bregut të Fildishtë, Patrice Beaumelle, që e thirri atë për skuadrën e tij të parë në mars dhe tashmë po shkëlqen.

Të shtunën në mbrëmje, Diallo fitoi ndeshjen e tij të dytë, duke ardhur si një zëvendësues kundër Burkina Fasos, dhe shënoi golin e tij të parë ndërkombëtar me një goditje të shkëlqyeshme nga distanca në minutat shtesë.

Burkina Faso kaloi në epërsi në minutën e 16-të me anë të sulmuesit të Ajaxit, Lassina Traore, ndërsa Bregu i Fildishtë barazoi 1-1 me anë të Ibrahim Sangare (72’).

Amad erdhi nga bankina vetëm pas një ore lojë dhe arriti të ndikoj shumë shpejtë në lojë dhe ta shënoj golin e fitores nga gjuajtja e lirë në minutën e shtatë të shtesës.

Goli i talentit të Unitedit po vlerësohet lartë në tifozët e futbollit, të cilët besojnë se Daillo do të jetë njëri nga lojtarët që do ta thotë fjalën e fundit në vitet e ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version