Roma është në kërkim të një mesfushori dhe si duket atë e ka gjetur në Serie A.
Skuadra nga kryeqyteti italian po ka probleme me lëndime të lojtarëve dhe kërkon të përforcohet gjatë afatit kalimtar të janarit.
Robin Quaison është emri më i ri në listën e dëshirave tek ‘Giallorosët’.
Mesfushori i talentuar suedez ka shkëlqyer me Palermon këtë edicion, duke shënuar katër gola dhe duke dhuruar dy asistime.
23-vjeçari ka simpati të veçantë nga trajneri i Romës, Luciano Spalletti që po kërkon transferimin e tij.
Ky transferimin i Quaison në Romë mund të zyrtarizohet për tetë milionë euro. /Telegrafi/