Fenomeni i Real Madridit, Takefusa Kubo është vetëm 18-vjeçar, por ai tashmë ka bërë që shokët e tij të skuadrës duke sikur amator në seancat stërvitore.
Gjiganti spanjoll i siguroi shërbimet e talentit japonez në këtë verë, duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare me një pagë rreth dy milionë euro në sezon, derisa shihet si një lojtar i Castillas.
Por lojtari, që ndryshe quhet edhe si ‘Messi Japonez’, mund ta shoh veten duke luajtur në skuadrën e parë që udhëhiqet nga Zinedine Zidane, pas paraqitje impresionuese në stërvitje.
https://twitter.com/AxFtXoGPLTxRmq1/status/1150390837328482305
Duke i gjykuar paraqitjet e tij në seancat stërvitore, talenti i kombëtares së Japonisë mund të thuhet se e ka siguruar një vend në skuadrën e parë.
Kubo, që kishte qëndruar për katër vite te La Masia, u largua nga Barcelona, pas dënimit nga FIFA, për shkak të transferimit të lojtarëve në 18 vjet.
Pasi u largua në vitin 2015, ai u zhvilluar edhe më shumë në Japoni, ku luajti për FC Tokyon, e për t’u rikthyer sërish në Spanjë, por tani e mbretërit. /Telegrafi/
https://twitter.com/Caleb_RM/status/1149342256161349640