Site icon Telegrafi

Talenti i Kosovës U21, Luan Simnica vazhdon karrierën te Sandhausen

Mesfushori i talentuar nga Kosova, Luan Simnica do ta vazhdojë karrierën te SV Sandhausen në Bundesliga 3.

Simnica kishte mbetur pa klub që nga fillimi i vitit, duke shkëputur kontratën me VfB Stuttgart.

Në gjysmën e parë të sezonit aktual, në divizionin e tretë, 21-vjeçari kosovar luajti 14 herë për ekipin e dytë të VfB Stuttgart dhe shënoi një gol.

 

Simnica e filloi karrierën e tij në FC Hennef 05 dhe u transferua në 1. FC Köln në 2019, ku luajti në të gjitha ekipet e të rinjve.

Gjatë kësaj kohe ai debutoi edhe për Kombëtaren e Kosovës U21.

Në total, Simnica luajti 41 ndeshje konkurruese për VfB Stuttgart II, në të cilat shënoi katër gola dhe tre asistime.

 

“Trajneri më dha një ndjesi të mirë gjatë bisedimeve, kështu që ishte e lehtë për mua të vendosja për këtë klub”, ka thënë Simnica. /Telegrafi/

Exit mobile version