Telegrafi

Talenti kosovar shënon pesë gola në Ligën e Kampionëve

Mërgim Berisha ka realizuar pesë gola në Ligën e Kampionëve për të rinjtë deri në moshën 19-vjeçare.

Sulmuesi shqiptar këto gola i shënoi në fitoren e skuadrës së tij austriake të Salzburg kundër Kairat Almaty me rezultat të thellë prej 8:1.

Lexo po ashtu Djaloshi shqiptar që po krahasohet me Ibrën sapo shënoi dy gola në Austri (Video)

Vlen të theksohet se 18-vjeçari ka pasaportë gjermane dhe ende nuk ka vendosur se fanellën e cilës përfaqësueses do ta veshë.

Ndryshe, Berisha herë pas here në ndeshjet miqësore paraqitet edhe në ekipin e parë të ekipit të Salzburgut. /Telegrafi/