Erion Nixha ka bërë hapin e madh në karrierën e tij.
Talenti nga Prizreni edhe zyrtarisht është transferuar në skuadrën e famshme turke Darussafaka, duke iu bashkua në kategoritë e reja.
Nixha ka qenë pjesë e skuadrës Kalaja nga Prizreni, derisa llogaritet si ndër talentët më të mëdhenj në vend.
13-vjeçari i gjatë 1,83 centimetra ka lënë përshtypje të mira në Turqi, derisa te Darussafaka presin shumë nga prizrenasi i talentuar.
Klubi nga Stambolli lufton gjithmonë për trofe në Turqi, derisa edicionin e kaluar ishte gjysmëfinalist i Eurocup, e më herët ka marrë pjesë edhe në Euro Ligë. /Telegrafi/