Site icon Telegrafi

Talenti i klubit Struga Trim Lum, Arlind Shabani është ftuar nga Kosova U-21

(Foto: infosport.mk)

Mesfushori i talentuar i skuadrës Struga Trim Lum, Arlind Shabani, ka marrë ftesë nga përfaqësuesja U21 e Kosovës – njofton infOSport.mk.

Paraqitjet e tij me fanellën e skuadrës strugane, kanë bërë që i njëjti të ftohet nga ana e seleksionuesit Michael Nees, për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji kundër Katarit në Doha.

Është kjo hera e parë që Shabani ftohet te U21 e Kosovës, ndërsa deri më tani përfaqësonte moshat e Kosovës U19. Ai thotë se kjo ftesë është më ndryshe dhe një privilegj i madh që do të përfaqësojë ngjyrat e vendit të tij.

(Foto: ffk-kosova.com)

“Po, unë kam punuar shumë me klubin ku kemi pas edhe ndeshje mjaftë të mira. Mund të them se edhe e kam pritur këtë ftesë. Do të japi më të mirën nga vetja, shpresoj që do na eci mbarë. Unë e kam përfaqësuar shtetin e Kosovës edhe me U19, mirëpo tashmë përfaqësimi me U21 është një privilegj edhe më i madh”, u shpreh Arlind Shabani, i cili është i vetëdijshëm se kjo ftesë nuk do të mund të arrihej edhe pa besimin e trajnerit te klubi i tij.

Lexo po ashtu Lista e futbollistëve të Kosovës U-21 për dy miqësoret ndaj Katarit

“Jam plotësisht i vetëdijshëm se kjo gjë nuk do arrihej pa besimin e klubit dhe stafit të trajnerëve te skuadra e Struga Trim Lum, ndaj dhe shfrytëzojë rastin ti falënderojë për besimin e dhënë” – u shpreh Shabani.

Arlind Shabani gjatë sezonit aktual me fanellën e Struga Trim Lum ka zhvilluar gjithsej 16 ndeshje, duke bërë mjaft mirë në mesfushë.

Exit mobile version