Joao Felix vlerësohet pa hezitim si një nga “yjet” e ardhshëm të futbollit evropian dhe klauzola e tij largimit është 120 milionë euro.
Shumë klube të njohura të kontinentit kanë shprehur interesim për 19-vjeçarin.
Ky i fundit ka thyer heshtjen lidhur me këto zëra duke dhënë sinjale të rëndësishme për të ardhmen.
Preferenca e tij është kampionati spanjoll dhe jo ai anglez, apo italian.
Gjithsesi, Joao Felix tha se tani mendon vetëm të luajë dhe se ndihet mirë të Benfica.
Sa i përket çështjeve të shifrave për transferim dhe të tjerat, ai sqaroi se i takojnë agjentit dhe klubit të merren me këto gjëra./Telegrafi/