Bayern Munich është një ndër skuadrat që sjell në radhët e veta shumë talente dhe nuk lejon që të largohen prej Gjermanisë.
Në vazhdën e kësaj politike, bavarezët kanë zbuluar edhe një lojtar të ri që në të ardhmen mund të bëhet një yll i futbollit botëror.
Ai është ylli në ngitje i skuadrës së Hamburger SV, Jann-Fiete Arp, i cili është vetëm 18 vjeç dhe konsiderohet si pasues i Robert Lewandowskit.
Mediat gjermane raportojnë se nëse skuadra ku luan edhe mbrojtësi shqiptar, Mergim Mavraj, bie nga liga elitare gjermane, atëherë sulmuesi do të largohet te një tjetër skuadër.
Por përveç bavarezëve, edhe një skuadër e Ligës Premier po kërkon shërbimet me çdo kusht. Tottenham Hotspur ka nisur bisedimet për ta bindur talentin gjerman që të transferohet në Angli.
Futbollisti ka pasur deri më tani 14 paraqitje për ekipin gjerman dhe ka shënuar dy gola.
Gjithashtu është paraqitur për të rinjtë e kombëtrares gjermane deri në 17-vjet, ku ka shënuar 18 gola në 18 ndeshje. /Telegrafi/