Raymond Frederick “Ray” Harryhausen ishte dizajner, mjeshtër i efekteve vizive, shkrimtar dhe producent që ka realizuar edhe teknikën filmike që njihet si Dynamation.
Në vitin 2018, gazetari Richard Hollis publikon librin “Harryhausen – The Movie Posters”. Në këtë libër përfshihen të gjithë filmat ku Ray kishte punuar dhe aplikuar teknikat e tij, që nga ai i vitit 1949, “Mighty Joe Young”, e deri te “Clash of the Titans” më 1981.
Guardian sjell më poshtë disa posterë (se si janë plasuar në shtete të ndryshme) me dinozaurët e zhurmshëm, përleshje të titanëve e deri te disqet fluturës të gjeniut të teknikës “stop-motion” që ka mahnitur shikuesit dhe ka frymëzuar regjisorët e ardhshëm. /Telegrafi/