Site icon Telegrafi

Talenti i Cityt, i gatshëm për Kosovën

Mesfushori ofanziv i ekipit U-18 të Manchester Cityt ka vendosur përfundimisht që t’i bashkohet skuadrës së Albert Bunjakut, i cili mësohet të ketë kontaktuar me babain e lojtarit. Lajmin e kanë konfirmuar burime të besueshme të Arenës të afërta me zhvillimet.

Sipas tyre, Celina ia ka bërë me dije Federatës së Futbollit të Norvegjisë të mos llogaritin në shërbimet e tij, pasi dëshiron t’i mbrojë ngjyrat e vendit të origjinë, Kosovës. Celina ka nënshtetësi norvegjeze dhe deri më tani ai ka luajtur për Përfaqësueset e reja të Norvegjisë. Së fundmi ka luajtur për ekipin U-17, ndërsa tani është ftuar për skuadrën U-18.

“Por, Celina ka vendos ta refuzojë Norvegjinë për Kosovën. Ai është i gatshëm qysh tani të luajë me ekipin kosovar. Sipas të gjitha gjasave, Celina do të grumbullohet në Përfaqësuesen e Kosovës që nga miqësorja e 5 marsit. Vendimin e ka marr babai i tij, për çka është pajtuar edhe vet Bersanti”, tha ky burim i gazetës. /Arena/Telegrafi/ 

Exit mobile version