Telegrafi

Talenti i fshehtë i Keira Knightley – aktorja luan këngën “Despacito” me goditje në dhëmbë

Keira Knightley në emisionin 'The Tonight Show' (Foto: Screenshot/YouTube/The Tonight Show Starring Jimmy Fallon)

Aktorja e famshme, Keira Knightley, duket se është një femër me talente të shumta.

Britanikja e popullarizuar e ka befasuar nikoqirin Jimmy Fallon duke demonstruar se si mund te luajë hitin “Despacito” në dhëmbët e saj.

Gjatë një interviste në emisionin The Tonight Show, 33-vjeçarja është pyetur nëse ka talente të fshehura, ndërsa një prej atyre që e ka treguar është se mund të luajë me dhëmbë.

Kjo formë e artit ka të bëjë me nxjerrjen e tingujve përmes goditjes me gishta në dhëmbë, ndërsa Keira ka treguar se si e ka mësuar këtë truk.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Keira Knightley

“Ishte një djalë në shkollë kur isha rreth shtatë ose tete vjeçe dhe shkoi në një talent shou në televizion dhe luante me dhëmbët e tij.

“Kështu, të gjithë në shkollën tonë e pëlqenin atë që bënte ai dhe filluan të luanin me dhëmbë”, ka treguar Knightley për këtë talent të sajin. /Telegrafi/