Site icon Telegrafi

Talenti i Arsenalit, sinjal Wengerit – shënon gol të bukur në prezencë të tij (Video)

Talenti i Arsenalit, Chris Willock, shpesh konsiderohet ndër yjet në ardhje nga Akademia e Topçinjve, ndërsa këtë e ka dëshmuar në një ndeshje të moshave U-18 kundër Manchester Cityt, në gjysmëfinalen e Kupës FA për të rinj.

Iu deshën vetëm gjashtë minuta që 18-vjeçari të realizonte një gol të bukur, megjithatë në finale u kualifikua City falë rezultatit nga ndeshja e parë.

Sidoqoftë, shënimi i atij goli i shërbeu, pasi në publik ishin Arsene Wenger dhe Thierry Henry, të cilët u mahnitën me lojën e Willock. /Telegrafi/

Exit mobile version