Shkodran Mustafi dhe Laurent Koscielny po marrin lëvdata të vazhdueshme për shkak të formës së mirë që po e kanë në vazhdimësi.
Mbrojtësi me prejardhje shqiptare ka fituar autoritet të madh që nga transferimi i tij në verë te Arsenalit, pasi po shihet si pjesë kyçe e skuadrës, së bashku me partnerin e tij francez, duke marrë lëvdata të vazhdueshme.
I fundit që ka folur fjalë të mëdha për dyshen e mbrojtjes së ‘Gunners’ është vet talenti i skuadrës, 18-vjeçari polak, Krystian Bielik, i cili ndihet i ndihet i lumtur nga seancat stërvitore të ekipit të parë, ku po mëson shumë nga Mustafi dhe Koscielny, të cilit i quan më të mirët, shkruan Telegrafi.
“Është mirë që unë kam mundur të trajnohem me ekipin e parë, sepse kam mësuar nga më të mirët si Laurent Koscielny dhe Shkodran Mustafi”, ka thënë talenti i Arsenalit për mediat angleze, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, Bielik është transferuar në vitin 2015 nga Legia Warsawa për 2.7 milionë funte dhe luan rregullisht me U21 dhe U19 të Arsenalit, ku është edhe kapiten. /Telegrafi/