Lojtari i të rinjve të Ajaxit, Noah Gesser ka vdekur në moshën 16-vjeçare pas një aksidenti me makinë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, ku Gesser edhe vëllai i tij kanë vdekur të dy pas aksidentit.
Ajaxi konfirmoi lajmin e hidhur të shtunën dhe shprehu ngushëllimet e tyre për familjen e Gesser.
“Ajax ka marrë lajmin e tmerrshëm se Noah Gesser ka vdekur. Lojtari gjashtëmbëdhjetë vjeçar i akademisë vdiq në një aksident me makinë me vëllain e tij të premten në mbrëmje”.
“Noah Gesser lindi më 27 shkurt 2005 në IJsselstein. Ai ka luajtur për Ajax që nga viti 2018. Sulmuesi i ri u bashkua me Ajaxin nga Alphense Boys, pasi kishte luajtur më parë futboll në Almere City dhe VVIJ. Këtë sezon ai ishte vendosur të luante për Ajax U17”.
Ajax is diep geraakt door het tragische overlijden van jeugdspeler Noah Gesser. Onze gedachten gaan uit naar zijn familie, vrienden en nabestaanden. 💔🕊️
— AFC Ajax (@AFCAjax) July 31, 2021
“Sot pasdite, në ndeshjet ekspozuese të Ajax 1 dhe Young Ajax, do të ketë një vëmendje të veçantë për këtë lajm të tmerrshëm. Do të ketë një minutë heshtje para fillimit të ndeshjeve dhe lojtarët e Ajaxit do të mbajnë shirita në zi për vdekjen e Gesser. Përveç kësaj, flamujt do të valëviten në gjysmë shtizë në kompleksin sportiv Toekomst”.
“Ajax është thellësisht i prekur nga kjo ngjarje tragjike. Klubi i uron forcë të dashurve të Gesserit në kohën e ardhshme për t’u përballur me këtë humbje të pamatshme”, thuhet në deklaratën e klubit holandez. /Telegrafi/