Site icon Telegrafi

Talenti 18-vjeçar i Lirisë në prova te skuadra çeke e Zlinit

Roni Gashi,që shkëlqeu në 6-7 ndeshjet e fundit , duke qenë titullar tek Liria, ka rënë në ‘radarin’ e skautëve të FC Zlin (Çeki), që nga afër e kanë ndjek në ndeshjet Liria-Llapi dhe Prishtina-Liria.

“Ai, në këto ndeshje ka bindur skautët e klubit çek, që më pas kanë kërkuar edhe video incizime tjera”, ka thënë fillimisht Patrik Doçi, ish lojtar i Lirisë, që ka luajtur edhe në Premier ligën boshnjake, e që bashkë me Rafael Frrokajn, po luajnë rolin e menaxherit në këtë rast.

Rafael Frrokaj, (menaxher) është prizrenas dhe vepron e punon në Çeki, ndërsa së bashku me Doçin po luajnë rol në këtë transferim eventual.

‘Menaxheri i ri, Rafael Frrokaj, pas bisedave intensive që ka pasur me drejtorin sportiv të Fc Zlin, Zdenek Grigera, ish lojtar i Juventuesit, Fulhamit si dhe me mendimin e trajnerit të këtij klubi Bohumil Panik, pas shikimit të video incizimeve dhe raportimin e skautëve, vendosën që Roni Gashi të ftohet në prova te gjiganti çek’, ka thënë Patrik Doçi, që njëherit është përfshirë në këtë transferim.

Doçi, ka thënë që “përcaktuese ka qenë CV-ja, përkatësisht kualiteti, mosha dhe fizikusi i Gashit, me c’rast edhe është dërguar ftesa për prova’.

Roni, është 18-të vjeçar dhe luan në mesfushë, e që njihet me lojën luftarake, pritet që të zbarkojë tek skuadra e Zlin-it më 20 janar, ku do të qëndrojë deri në muajin mars.

Ai, ka lejen e klubit për prova. Ndërsa, për kalimin eventual, duhet marrëveshje reciproke e klubeve, pasi Gashi është me kontratë.

Exit mobile version