Telegrafi

Talenti 15-vjeçar brazilian shënoi një supergol individual, kërkohet nga Liverpooli dhe Real Madridi

Ylli i ri brazilian, Endrick dos Santos Parafita i njohur si Endrick krijoi një moment magjie për Palmeiras mes raporteve mahnitëse që e lidhin atë me një transferim te klubet e mëdha si Liverpool dhe Real Madridi.

Klubet elitare të Evropës po e ndjek sensacionin 15-vjeçar pas golave të shumtë ​​në Brazil.

Ai ka qenë jashtëzakonisht i magjishëm në vendin e tij, duke shënuar 165 gola në 169 ndeshje në radhët e të rinjve të klubit Palmeiras.

Endrick vazhdoi të rriste reputacionin e tij teksa shënoi një gol të bukur individual kundër Real Ariquemes në Copinha.

Lojtari, i cili ka lindur në vitin 2006, i ka rrëmbyer topin një mbrojtësi pas presingut të lartë dhe më i dribloi përpara se të gjente rrjetën.

Ai e hodhi topin në mënyrë të shkëlqyer mbi portierin për të shënuar një gol të jashtëzakonshëm.

Liverpooli dhe Real Madridi, për të mos përmendur Manchester City, Manchester United dhe Barcelona besohet se po monitorojnë zhvillimin e tij përpara se të bëjnë një lëvizje zyrtare në verë.

Flamengo është gjithashtu në garë dhe shpreson të mbajë talentin fenomen në Brazil.

Megjithatë, Endrick mund të nënshkruajë një karrierë profesionale vetëm nga korriku, kur të mbushë 16 vjeç.

Për më tepër, ai ka të njëjtin agjent si Vinicius Junior, i cili, natyrisht, bëri emër në Brazil përpara se të siguronte një kalim në gjigantët e La Ligës. /Telegrafi/