Site icon Telegrafi

Talebanët vrasin familjarin e gazetarit të Deutche Welle

Militantët Talebanë kanë vrarë një të afërm të një gazetari që po gjuanin dhe plagosën rëndë një tjetër.

Militantët po kryenin një kërkim shtëpi më shtëpi në qytetin perëndimor të Heratit për të gjetur gazetarin e Deutsche Welles, i cili tani punon në Gjermani.

Familjarët e tjerë arritën të shpëtojnë dhe tani janë në arrati, raporton bbc.

“Vrasja e një të afërmi të një prej redaktorëve tanë nga Talebanët në Herat është tragjike dhe dëshmon për rrezikun akut në të cilin gjenden të gjithë punonjësit tanë dhe familjet e tyre në Afganistan”, tha drejtori i përgjithshëm i DW, Peter Limbourg.

“Është e qartë se talebanët tashmë po kryejnë kërkime të organizuara për gazetarë, si në Kabul ashtu edhe në provincat. Po na mbaron koha!”, shtoi ai.

Talebanët kanë bastisur shtëpitë e të paktën tre gazetarëve të mediumit gjerman javët e fundit.

Lajmi për vrasjen vjen pasi një dokument i OKB-së që thoshte se Talebanët po intensifikojnë gjuetinë e tyre për njerëzit që punuan dhe bashkëpunuan me forcat e NATO-s dhe SHBA-së. /Telegrafi/

Exit mobile version