Udhëheqësi suprem i Afganistanit dhe shefi i talebanëve të shtunën urdhëroi gratë e vendit të veshin burkën e mbuluar në publik.
Dhe ky hap, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, po vlerësohet si një nga “kontrollet” më të ashpra të vendosura mbi jetën e grave që kur talebanët morën pushtetin.
“Ato duhet të veshin një chadori (burka nga koka te këmbët) pasi është tradicionale dhe respektuese”, thuhet në një dekret të lëshuar nga Hibatullah Akhundzada, i cili u lëshua nga autoritetet talebane në Kabul.
“Ato gra që nuk janë shumë të vjetra apo shumë të reja duhet të mbulojnë fytyrën e tyre, përveç syve, sipas udhëzimeve të sheriatit, në mënyrë që të shmangen provokimet kur takohen me burra që nuk janë mahram (të afërm)”, thuhej në dekret.
Aty thuhet të jetë shtuar se nëse gratë nuk kanë punë të rëndësishme jashtë, është “më mirë të qëndronin në shtëpi”.
Gjatë regjimit të tyre të parë midis 1996 dhe 2001, talebanët vendosën kufizime të ngjashme për gratë. /Telegrafi/