Si pasojë e një sulmi të talebanëve ndaj një poste policie në qytetin Majvand në rajonin Kandahar, i cili ndodhet në jug të Afganistanit, të paktën 43 persona kanë humbur jetën, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas sulmit mes militantëve dhe forcave të policisë ka patur shkëmbim zjarri. Ndërkohë në mesin e 43 të vdekurve ishin dhe 16 efektivë policie.
Në një deklaratë për AA, zëdhënësi i Policisë së Kandaharit, Zija Durani, tha se talebanët kanë sulmuar nga të katër anët rajonin e policisë.