Site icon Telegrafi

Talebanët refuzojnë bisedimet e paqes me Qeverinë dhe aleatët e saj

Talebanët afganë bënë të ditur sot se nuk do të merrnin pjesë në bisedimet e paqes me Kabulin, edhe pse përpjekjet e Qeverisë afgane dhe të partnerëve të saj kinezë, amerikanë dhe pakistanezë për këto negociata kanë filluar që nga janari i këtij viti.

“Përderisa pushtimi i trupave të huaja nuk ka marrë fund, përderisa talebanët nuk janë tërhequr nga listat e zeza ndërkombëtare dhe përderisa të burgosurit nga radhët tona nuk janë liruar, atëherë këto negociata të panevojshme nuk do të prodhonin asnjë rezultat”, thuhet në komunikatën e rastit të talebanëve.

Qeveria afgane dhe aleatët e saj, Kina, SHBA dhe Pakistani kanë kërkuar nga talebanët fillimin e bisedimeve të paqes për dhënien fund të dhunës në vendin e shkatërruar nga luftërat.

Exit mobile version