Udhëheqësi i lëvizjes afgane të rezistencës ka bërë thirrje për një “kryengritje kombëtare” kundër talebanëve pasi militantët pretenduan se kishin marrë krahinën e Panjshir.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rajoni malor në kufi me Taxhikistanin ishte vendi i kontrolluar i fundit jo nga talebanët që nga sulmi i militantëve në të gjithë vendin muajin e kaluar.
“Kudo që të jeni, brenda ose jashtë, ju bëj thirrje që të filloni një kryengritje kombëtare për dinjitetin, lirinë dhe prosperitetin e vendit tonë”, citohet të ketë thënë kreu i Frontit të Rezistencës Kombëtare (NRF) Ahmad Massoud në një mesazh audio dërguar mediave.
Një ditë më parë, Massoud, i cili nga dje u raportua se ishte ende në provincën Panjshir me ish nënkryetarin dhe aleatin Amrullah Saleh, kishte bërë thirrje për bisedime paqeje me talebanët, të cilët refuzuan ofertën.
Por mesazhi erdhi ndërsa talebanët thanë se kishin ngritur flamurin e tyre jashtë ‘selisë’ së re në provincën Panjshir.
Videoja e shpërndarë në mediat sociale tregoi katër anëtarë talebanë që ngrinin flamurin bardh e zi mbi një shtizë ndërsa dy persona të armatosur me armë të rënda shikonin.
Fronti i Rezistencës Kombëtare të Afganistanit (NRF) mohoi pretendimet, megjithatë, pasi njoftoi se dy anëtarë kryesorë ishin vrarë në luftimet gjatë fundjavës. /Telegrafi/