Site icon Telegrafi

Talebanët premtojnë para dhe tokë për familjet e sulmuesve vetëvrasës

Talebanët u kanë premtuar ngastra toke të afërmve të kamikazëve që sulmuan ushtarët amerikanë dhe afganë, në një gjest provokues që duket se bie ndesh me përpjekjet e tyre për të kërkuar mbështetjen ndërkombëtare.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ministri i Brendshëm në detyrë i talebanëve, Sirajuddin Haqqani, u ofroi shpërblim dhjetëra anëtarëve të familjeve të bombarduesve të mbledhur në një hotel në Kabul, tha të martën zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Saeed Khosty.

Duke iu drejtuar tubimit të hënën në mbrëmje, Haqqani vlerësoi sakrificat e “dëshmorëve dhe fedajenëve”, duke iu referuar luftëtarëve të vrarë në sulmet vetëvrasëse, tha Khosty në Twitter.

Haqqani i quajti ata “heronj të Islamit dhe të vendit”, sipas zëdhënësit.

Në fund të takimit, ai shpërndau para në vlerë prej 112 dollarë për familje dhe secilit i premtoi një copë tokë.

Khosty postoi fotografi të Haqqani, fytyra e tij e turbullt, duke përqafuar të afërmit në një auditor të mbushur plot.

Ngjarja vjen ndërsa përpjekjet e talebanëve për të hapur kanale diplomatike me një komunitet ndërkombëtar që ngurron të njohin zyrtarisht sundimin e tyre në Afganistan.

Takimet e profilit të lartë talebanë me zyrtarë të huaj janë fokusuar në marrjen e ndihmës për afganët e varfër pasi OKB-ja parashikon se pothuajse e gjithë popullsia do të bjerë në varfëri për shkak të një krize të rëndë ekonomike.

Por premtimi i shpërblimeve për “kamikazët” sinjalizon qasje kontradiktore brenda udhëheqjes talebane.

Ata po përpiqen të pozicionohen si sundimtarë përgjegjës, të cilët premtojnë siguri për të gjithë dhe kanë dënuar sulmet vetëvrasëse nga rivalët e tyre, grupi militant i Shtetit Islamik.

Nga ana tjetër, ata lavdërojnë taktika të tilla kur bëhet fjalë për ndjekësit e tyre.

Shpërthimet vetëvrasëse dhe eksplozivët në rrugë ishin taktika të përdorura nga talebanët për të shkatërruar forcat afgane dhe amerikane gjatë kryengritjes së tyre 20-vjeçare. /Telegrafi/

Exit mobile version