Ministri i Arsimit në qeverinë e re të talebanëve në Afganistan, ka njoftuar sot se femrat mund të studiojnë në universitete, përfshirë studimet post-diplomike, duke theksuar se klasat do të jenë të ndara duke u bazuar në gjini dhe se orët ku ligjoret për islamin do të jenë të obligueshme.
Ministri Abdul Baki Hakani, ka shpalosur politikën e re qeveritare në një konferencë për media, disa ditë pasi që u prezantua kabineti i ri qeverisës ku përbëhet vetëm nga meshkujt, transmeton Telegrafi.
Hakani bëri të ditur se studentet e universitetet detyrohen të bartin hixhab, duke mos e precizuar nëse kjo nën kupton mbulesë për tërë kokën apo vetëm mbulesë për fytyrë.
E tërë bota që kishte ndjekur me vëmendje veprimet e kësaj qeverie, që për herë të parë ishin shfaqur në skenën politike në fund të viteve të 90-ta. Asokohe femrave u ishte ndaluar shkollimi. /Telegrafi/