Site icon Telegrafi

Talebanët marrin përsipër sulmin që vrau 70 persona në Pakistan

Një fraksion i talebanëve në Pakistan ka thënë se qëndron prapa shpërthimit vetëvrasës i cili la të vdekur të paktën 70 persona në një spital në qytetin e Quetta, raporton BBC.

Sulmuesi kishte vënë në shënjestër një turmë që ishte mbledhur tek një avokat i njohur Bilal Kasi, i cili ishte vrarë të hënën, transmeton KosovaPress.

Avokatë dhe gazetarë ishin në mesin e të vdekurve. Rreth 120 vetë u plagosën.

Fraksioni Talebanët, Jamaat-ul-Ahrar, tha se qëndronte pas dy sulmeve, atij në spital dhe atë të  vrasjes së  Kasit.

Exit mobile version