Telegrafi

Talebanët kanë liruar një inxhinier amerikan në këmbim të një lideri fisnor afgan të lidhur me grupin

Talebanët kanë liruar një inxhinier amerikan që e kishin mbajtur peng që nga viti 2020.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, lirimi i tij është bërë në këmbim të një lideri fisnor afgan të mbajtur në paraburgim amerikan që nga viti 2005.

Mark Frerichs u dorëzua në aeroportin e Kabulit të hënën, thanë talebanët.

Në këmbim ata morën Bashir Noorzai, një aleat i talebanëve që vuante një dënim të përjetshëm për trafik droge.

Siç shkruan BBC, nuk kishte asnjë fjalë të menjëhershme nga qeveria amerikane apo familja e Frerichs.

Sigurimi i lirisë së tij ishte një premtim zgjedhor i presidentit Joe Biden.

“Sot Mark Frerichs u dorëzua në SHBA dhe Haji Bashir na u dorëzua në aeroportin e Kabulit”, tha ministri i Jashtëm i Talebanëve, Amir Khan Muttaqi.

Frerichs, 60 vjeç, u rrëmbye nga talebanët një vit para se grupi të kthehej në pushtet në Afganistan dhe qeveria e saj e mbështetur nga Perëndimi të rrëzohej.

Ai kishte 10 vjet që jetonte dhe punonte në Kabul si inxhinier ndërtimi. /Telegrafi/