Luftëtarët talebanë kanë shfrytëzuar një foshnje katërmuajshe për të fshehur bombat, si pjesë e një komploti për të kryer sulme të përgjakshme në një qytet afgan.
Terroristët janë munduar të fshehin materie shpërthyese në rrobat e një foshnje, derisa po mundoheshin të depërtojnë në Kunduz, transmeton Telegrafi.
Për fat të mirë ata janë ndalur nga policia në hyrje të qytetit, kurse pesë burra dhe një femër janë arrestuar.
Siç raporton Kabul Times, eksplozivët dhe bombat ishin fshehur në trupin e foshnjës. Por, fytyra e tyre ishin të dyshimta në momentin që u shfaqën në hyrje të qytetit në pjesën veriore të Afganistanit.
Soëita Abulrahizai, zëvendësdrejtoresh e Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Afganistan, ka deklaruar se “përdorimi i fëmijës në një konflikt të armatosur është gjëja më brutale që mund të ndodh, dhe dihet botërisht se metoda të tilla janë të ndaluara edhe më Islam”.
Arrestimi është bërë pasi së fundmi janë vrarë gjashtë fëmijë gjatë luftimeve të ashpra afër qytetit afgan Ghazni gjatë të premtes. /Telegrafi/