Telegrafi

Talebanët filmojnë me dron momentin, kur kamikazi që po ngiste veturën plotë me eksploziv hedh në erë bazën ushtarake (Video, +18)

Talebanët në Afganistan kanë publikuar për herë të parë një video, ku shfaqet momenti kur një autobombë hedh në erë bazën ushtarake në provincën Helmand.

Kjo është hera e parë që militantët e këtij grupi përdorin dronin për të filmuar një sulm, transmeton Telegrafi.

Në video shihet se si një kamikaz i afrohet me veturën e mbushur me eksploziv bazës ushtarake Nava, me ç’rast hidhet në erë i gjithë kompleksi, derisa pas disa sekondave krijohet një re në formë kërpudhe. /Telegrafi/