Sulmi amerikan me dron, në të cilin u vranë dy anëtarë të ISIS-it, ka hasur në kritikat e talebanëve.
“Amerikanët duhet të na kishin informuar para sulmit me dron”, tha një zëdhënës i talebanëve për reuters.
“Ishte një sulm në territorin e Afganistanit. Dy persona u vranë dhe dy gra dhe një fëmijë u plagosën”, shtoi ai.
Një zëdhënës i talebanëve pohon se grupi militant islamik, i cili pushtoi Afganistanin në një çast, “shumë shpejt do të kontrollojë plotësisht aeroportin”.
“Ne mund të kemi nevojë për ndihmën e Katarit ose Turqisë për të menaxhuar aeroportin, është shumë herët për të thënë”, shtoi ai. /Telegrafi/