TV21 bën të ditur se në Kuvendin e Maqedonisë ka zhvillime të reja. Kryetarit të ri të Kuvendit i janë dorëzuar çelësat dhe zyra ku ai duhet që të kryej punën e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Videoja në vazhdim tregon kryetarin Xhaferi të futet në zyrën e tij dhe në sallën e madhe pa u penguar nga askush, diçka që nuk ndodhi dje. Mysafiri i parë i tij është ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, dhe ekipi i tij./Telegrafi/