Site icon Telegrafi

Talat Xhaferi: Zgjedhje e qeverisë do të jetë në mënyrë të digjitalizuar në sallën plenare

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në intervistën për MIA tha se salla plenare e Kuvendit është e pajisur me teknologji të ri dhe është plotësisht e digjitalizuar.

Ai theksoi se sistemi do të promovohet pas vitit të ri dhe se qeveria e re pritet të votohet në sallën plenare, dhe jo në sallën kupolë.

“Sapo përfunduam punët në sallën plenare. Është vendosur pajisje teknike. Pas festave duhet të vijojë faza e testimit të sistemit. Sistemi do të lëshohet dhe promovohet pas vitit të ri dhe shpresoj se zgjedhje e qeverisë së re do të jetë poshtë në sallën plenare me pajisjet e reja”, tha Xhaferi.

Ai shtoi se procedurat tashmë janë të digjitalizuara dhe mënyra e votimit dhe materialet do të jenë plotësisht në mënyrë elektronike.

“Kjo do të varret edhe nga testimi, megjithatë sistemi është i ri”, tha Xhaferi./Telegrafi/

Exit mobile version