Ndryshe nga çdo herë tjetër, emisioni “Metamorfoza” këtë herë ka sjell një histori të veçantë.
Në episodin e 29-të të këtij programi, protagonist nuk ka qenë një personazh i thjeshtë, dhe i i interesuar për ndryshim.
“Metamorfoza” këtë radhë kishte një të ftuar një nga personalitetet më të njohura shqiptare në Maqedoni, bëhet fjalë për Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë, shqiptarin Talat Xhaferi.
Ai ka folur gjatë në një intervistë përball moderatores së emisionit, Suzana Mushkolaj ku ka rrëfyer shumëçka nga jeta dhe karriera e tij.
Përveç bisedës, shikuesit kanë mundur të njihen edhe me ambientin ku Xhaferi zhvillon punimet e tij të përditshme, pra zyrën e tij të inkuadruar në ndërtesën e Parlamentit maqedonas.
I njëjti nuk ka nguruar të flas për zhvillimet atje, si dhe ka shpalosur edhe disa detaje nga jeta private.
Për më shumë, ndiqni episodin e 29-të të emisionit “Metamorfoza”. /Telegrafi/