Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi në kuadër të vizitës në Washington u takua me kongresistët David Price dhe Peter Roscam, pwrcjell Telegrafi Maqedoni.
TV21 bën të ditur se nw takime wshtw konstatuar se bashkëpunimi i mëtejshëm në kuadër të programit të Komisionit për partneritet demokratik të Kongresit, ku të dy kongresistët janë kryesues, është i suksesshëm dhe i njëjti do të vazhdojë dhe do të intensifikohet.
Nga Kabineti i kryetari i Kuvendit informuan se në takim theks i veçantë është vendosur në përkrahjen e mëtutjeshme të punës hulumtuese të Institutit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
Në këtë drejtim do të vazhdojë bashkëpunimi dhe këmbimi në nivel të deputetëve dhe shërbimit parlamentar./TV21/Telegrafi/