Site icon Telegrafi

Talat Xhaferi u takua me Kryetarin e Senatit të Polonisë, Stanisław Karczewski

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, i cili nga sot në Varshavë merr pjesë në Samitin e tretë të kryetarëve të parlamenteve të Evropës qendrore dhe lindore, u takua me Stanisław Karczewski, Kryetar i Senatit të Polonisë.

Siç njoftojnë nga kabinet i Kryeparlamentarit, Xhaferi ka shprehur falënderime për përkrahjen e vazhdueshme nga Polonia për aktivitetet në reforma në Maqedoni si dhe përkrahjen e fuqishme në proceset integrimet euroatlantike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me Karczewskin kanë shkëmbyer mendime për ndodhitë aktuale në të dy vendet, bashkëpunim në suaza tv organizatave ndërkombëtare dhe mundësitë për fillim të një bashkëpunimi të ri me vendet nga ajo pjesë e Evropës.

“Fakti që Polonia e përkrahën Republikën e Maqedonisë është interes i veçantë për ne, nëse merret parasysh roli i Polonisë në rajon, respektivisht Republika e Polonisë është e përfshirë në procesin e Berlinit dhe në Samiti e ardhshëm i vitit 2019 do të mbahet në Vrashave”, ka theksuar Xhaferi.

Karczewski, thuhet në kumtesë, ka thënë se pjesëmarrje e Xhaferit është shenjë e shkëlqyer për përkushtimin dhe rolin e Maqedonisë në rajon për ndërtimin e marrëdhënieve ndër-fqinjësore dhe bashkëpunim rajonal për ndërtimin të projekteve të përbashkëta dhe ndërtim të politikave të përbashkëta në interes të qytetarëve.

Në kumtesën thuhet se nga të dyja palët pozitivisht janë vlerësuar marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimi midis dy vendeve, ku këtë viti bëhen 25 vite nga vendosja e marrëdhënieve. Ky përvjetor, bashkërisht me 100 vjetorin e Polonisë, janë mundësi e mirë për përparim të bashkëpunimit bilateral.

Në takim është biseduar edhe për hapjen e një linje ajrore Shkup-Vrashavë të avio kompanisë nga Polonia që do të kontribuojë në përforcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve./Telegrafi/

Exit mobile version