Telegrafi

Talat Xhaferi do të vendos në cilin komision do të shkojë marrëveshja me Greqinë

Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendi të Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot tha se pasi ta merr dokumentin e marrëveshjes me Greqinë do të vendosë se në cilin komision kuvendor do të diskutohet marrëveshja me Greqinë.

Në disa komisione kuvendore udhëheqin deputetët e OBRM-PDUKM-së dhe nuk përjashtohet mundësia që marrëveshja me Greqinë të bllokohet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pasi marrëveshja ka të bëjë edhe me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, dokumenti mund të përcillet edhe në Komisionin për Çështje Evropiane, me të cilin kryeson deputeti i BDI-së, Artan Grubi.

Qeveria e Maqedonisë sot në seancë miratoi propozim-ligjin për ratifikimin e marrëveshjes, ndërsa tani duhet të miratohet edhe nga deputetët në Kuvend./Telegrafi/