Portali Faktor bën të ditur se kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka pritur mbrëmë në takim ish-kryetarët e mëhershëm të Kuvendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Edhe pse janë ftuar të gjithë ish-kryetarët, në takim nuk shkuan Ljubisha Georgievski, Savo Klimovski dhe Trajko Veljanoski, por vetëm Stojan Andov, Tito Petkovski dhe Nikolla Popovski.
Klimovski ka konfirmuar mospjesëmarrjen për shkak të angazhimeve të patjetërsueshme, kurse Ljubisha Georgievski, ka deklaruar se thjeshtë nuk ka dashur që të shkojë.
Sipas këtij portali, takimi ka zgjatur më shumë se një orë dhe se janë shkëmbyer mendime për funksionimin e Kuvendit./Telegrafi/