Site icon Telegrafi

Talat Xhaferi takoi Ambasadoren turke në Shkup, Tülin Erkal Kara, biseduan për marrëdhëniet dypalëshe

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka realizuar një takim pune me Ambasadoren e Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, Ambasadorja Erkal Kara tha se Turqia i përcjell me vëmendje zhvillimet e fundit politike në Maqedoni, duke mos ndërhy në çështjet e brendshme të vendit. Ajo ka shprehur shqetësimin e saj për zhvillimet e 27 prillit në Kuvend.

Sipas AIM-së, Xhaveri theksoi vlerësimin e lartë të miqësisë me Turqinë./Telegrafi/

Exit mobile version