Site icon Telegrafi

Talat Xhaferi: Reformat në shërbimet e sigurisë do të vazhdojnë

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, në debatin për mbikëqyrjen e shërbimeve të kundërzbulimit deklaroi se deri tani në kuadër të reformave janë bërë hapa të rëndësishëm dhe ftoi në bashkëpunimin e opozitës për të vazhduar me reformat tjera në shërbimet e sigurisë.

“Me Ligjin e ri për ndjekjen e komunikimeve, që e miratuam në vitin 2018, ka disa risi. E kam patjetër të theksoj një aspekt shumë të rëndësishëm dhe ky është konstruktiviteti dhe kontributi maksimal i opozitës në procesin e nxjerrjes së këtij ligji i cili u miratua me shkallë të lartë të konsensusit”, tha Xhaferi.

Ai shtoi se opozita edhe në të ardhmen do të demonstrojë kooperim dhe do i tejkalojë interesat partiake dhe interesat e individëve.

“Në anën tjetër ju vërtetoj se shumica parlamentare mbetet e hapur për dialog konstruktiv, do të mbesë e hapur për ide të mira dhe zgjidhje të ofruara, për arsye se është e qartë se opozita nuk është vetëm dekor i demokracisë parlamentare, por është e qartë se opozita gjithashtu ka përgjegjësi për funksionimin e demokracisë parlamentare”, tha Talat Xhaferi.

Exit mobile version