Deputetë me 60 vota “për” dhe 22 “kundër” e kanë miratuar vendimin për konfirmimin e numrit të nënkryetarëve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Në vazhdimin e seancës së sotme u miratua vendimi i cili ka të bëjë me numrin e nënkryetarëve. Përzgjedhja e tyre do të bëhet në seancë tjetër kuvendore.
Kryeparlamentari Talat Xhaferi propozon që Kuvendi t’i ketë pesë nënkryetar.