Në një intervistë për TV Sitel, kryetari i Kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi deklaroi se do ta thërret vazhdimin e seancës konstituive pasi që ta ketë vërtetuar se janë zgjidhur dy çështje – zgjedhja e të parit të Kuvendit dhe Komisioni i Zgjedhjeve dhe i Emërimeve.
Ai shprehet se nuk ka qëllim dhe nuk është pengesë e institucionit që e ka udhëhequr, dhe se i ndjek procedurat, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në lidhje me mundësinë e një kryeministri me rotacion ose kreytari të kuvendit, Xhaferi u shpreh se kjo është çështje e marrëveshjes politike ndërmjet partive që bëjnë shumicën.
Në lidhje me Rregulloren e Kuvendit, Xhaferi theksoi se dispozitat duhet të precizohen se kur është konstituuar Kuvendi, dhe se kjo duhet bërë në dy rrugë, ose nëpërmjet Kushtetutës – si procedurë më e vështirë, ose nëpërmjet Rregullores, që të mos ketë keqkuptime./Telegrafi/
*Foto Arkivë