Site icon Telegrafi

Talat Xhaferi për vizitë zyrtare në Kinë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, prej më 17 deri 20 qershor qëndron për vizitë zyrtare në Republikën Popullore të Kinës, me ftesë të Kryetarit të Konferencës Konsultative Politike të Popullit kinez, Vang Jang.

“Kryetari Xhaferi është në shoqërim të Goran Misovski, nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Koordinatorit të grupit parlamentar të LSDM-së Jovan Mitreski, koordinatorit të grupit parlamentar të BDI-ë Ejup Alimi, koordinatorit të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së Nikola Micevski, kryetares së Grupit parlamentar për bashkëpunim me Republikën Popullore të Kinës, Vladanka Aviroviq dhe sekretares së përgjithshme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Cvetanka Ivanova”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Kabineti i Xhaferit.

Sipas agjendës, është paraparë që Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe delegacioni të realizojnë takime me mikpritësin, Kryetarin e Konferencës Konsultative Politike të Popullit kinez, Vang Jang, me zëvendësin e tij, Xhang Qingli, më pas me kryetarin e Kuvendit Popullor të Kinës, Li Xhangshu, si e dhe përfaqësues të pushtetit ekzekutiv dhe përfaqësues të pushtetit lokal në Shangai./Telegrafi/

Exit mobile version