Site icon Telegrafi

Talat Xhaferi: Partitë opozitare bllokojnë 28 ligje në Kuvend

Kryetari i Kuvendi, Talat Xhaferi sot deklaroi se në Kuvendin e Maqedonisë janë bllokuar 28 ligje edhe pse kishte marrëveshjes mes Zaevit dhe Mickoskit.

“Sa i përket bllokimit, mendoj se liderët u dakorduan që të debllokojnë punën në kuvend dhe unë duhet të merrem me këtë. Nëse janë dakorduar, kanë kordinatorët dhe letë ulen këtu dhe të thonë se për çfarë janë dakorduar dhe në çfarë procedure do të shkojë debllokimi”, tha Xhaferi.

Sipas tij, OBRM-PDUKM bllokojnë gjashtë ligje, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 21, ndërsa E majta 1.

Për me 5 maj, Xhaferi tha se do të caktojë seanca të cilat debati ka përfunduar dhe ka mbetur vetëm votimi, ndërsa seanca e ardhshme e rregullt në Kuvend është caktuar më 18 maj./Telegrafi/

Exit mobile version