Site icon Telegrafi

Talat Xhaferi paralajmëron grup parlamentar për bashkëpunim me Greqinë

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadorin e Greqisë, Dimitris Janakakis, ku është diskutuar për sinjalet pozitive dhe shenjave për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Xhaferi në takim ka ripërsëritur ftesën për kryetarin e Parlamentit të Greqisë, Nikolas Vucis, për vizitë në Maqedoni, si dhe mundësinë për takime mes kryeparlamentarëve ndërkombëtar.

Janakis vlerësoi se përveç problemit me emrin, mes dy shteteve nuk ka çështje tjera serioze të hapura, ndërsa komunikimi i rregullt dhe kontaktet mund të sjellin në zgjidhjen e këtij kontesti.

Ai porositi se Greqia mbështet sovranitetin dhe territorin e Maqedonisë dhe i dëshiron sukses në të ardhmen./Telegrafi/

Exit mobile version