Site icon Telegrafi

Talat Xhaferi: Nuk mund t’i deytroj deputetët të zgjedhin gjykatësit në Gjykatën Kushtetuese

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në intervistën e tij për TV 24 tha se të gjitha shigjetat janë të drejtouara ndaj tij në lidhje me moszgjedhjen e gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, ai nuk mund të detyrojë të zgjedhin gjykatësit në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërimi dhe se Mickoski dhe Kovaçevski duhet të dakordohen që të debllokohet ky komision dhe të zgjidhen gjykatësit.

Ai shtoi se edhe takim liderësh nuk duhet të ketë, por liderët t’i japin udhëzime koordinatorëve.

Kujtojmë se më herët, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska i shkroi letër publike Talat Xhaferit ku bëhej thirrje për zgjedhjen e gjykatësve për shkak se kushtetuesja punon me vetëm 5 gjyqtarë nga gjithsej 9 sa duhet të jenë./Telegrafi/

Exit mobile version